JiL.al - Jeto i Lumtur

Bëri parakalim të gabuar, gjobitet shoferi në aksin Librazhd

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur është gjobitur me 12 000 lekë të rinj pasi në aksin rrugor Librazhd-Tepelenë ka kryer një parakalim të gabuar në kthesë. Mësohet se shtetasi me inicialet G.T verifikimi i ngjarjes erdhi përmes kamerave të sigurisë dhe pamjeve filmike, ku u konstatua se veprimi i shoferit ishte i rrezikshëm.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit/Partneritet i vazhdueshëm Polici-qytetarë, për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas denoncimit nga një qytetar, në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, nëpërmjet pamjeve filmike ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar, në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet. 

Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor.  

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Scroll to Top