JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: Kjo ditë përkon me festën e shenjtë të Bajramit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij mbrëmjen e sotme, uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Berisha gjithashtu, kujtoi se sot, në këtë ditë të shenjtë, janë mbushur 100 ditë nga qëndresa epike e demokratëve në “Rrugën e Shpresës”.

Fjala e Sali Berishës:

“Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Sot është një ditë e shenjtë.

Sot është dita e madhnueshme e Fitër Bajramit.

Së bashku të urojmë nga zemra çdo besimtar mysliman shqiptar, të urojmë që sakrificat e tyre, të urojmë që durimin e tyre, të urojmë që përkushtimin e tyre, Zoti i madh e mëshirëplotë t’ua kthejë në mirësi dhe begati.

Gëzuar dhe urime.

Të dashur miq, Zoti i madhërueshëm është një, është unik në çdo gjë dhe në mënyrën se si ai vepron.

Kështu ndodhi që në këtë ditë të shenjtë, të përkonte edhe një ngjarje e rëndësishme për ne, demokratët.

Sot mbushen 100 ditë nga qëndresa jonë epike në Rrugën e Shpresës.

Një falënderim të përzemërt, mirënjohje të pakufishme shkon për të gjithë ju, luftëtarë të pamposhtur, që për 100 ditë qëndruat të palëkundur.

100 ditë në të ftohtë, në shi, breshër, stuhi, ju qëndruat, nuk kapitulluat.

Misionarë të vërtetë, fitimtarë.

Kjo ditë që përkon me festën e shenjtë të Bajramit, na rikujton se Zoti është me ne, se Zoti është gjithmonë krah të mirës.

Por njëkohësisht kjo na rikujton për përgjegjësinë tonë të madhe, që të përmbushin këtë mision hyjnor për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja, për të shpëtuar Shqipërinë nga armiqtë e saj, që kërkojnë të shuajnë kombin tonë me vjedhje, me krime dhe me shpopullim.

Historia e Shqipërisë është një histori drite dhe errësire.

Shqipëria ka vuajtur copëtime dhe diktatura. Këto janë errësira që kanë nxirë një pjesë të historisë sonë.

Por gjithashtu historia e Shqipërisë është ndriçuar nga qëndresat, revoltat, betejat heroike të shqiptarëve, që kanë sjellë dritë në historinë e kombit tonë.

Janë këto beteja për liri dhe dinjitet dhe qëndresa epike që kanë kthyer fatin e Shqipërisë më shumë se një herë.

Që kanë shpëtuar atdheun tonë dhe që u kanë dhuruar pasardhësve shqiptarë lirinë dhe dinjitetin që meritojnë.

Në këtë kontekst, këto 100 ditë qëndresë, do gdhenden, do përjetësohen në muret e historisë.

Scroll to Top