Berisha: Beqaj hyn dhe del në SPAK

Editor
3 Min Read

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme edhe procesin hetimor ndaj ish-ministrit socialist Ilir Beqaj.

“Ndaj qytetarë, duhet të pyesni se çfarë po ndodh me ju, kush po e paguan, ftoj qytetarët të pyesin kush po paguan faturën e këtij rrënimi të shëndetësisë? Ata dhe vetëm ata se ministrat, qeveritarët, shërbimet i marrin nëpër botë, në spitalet më moderne, edhe kur ndonjëherë bien në mbidozë nga kokaina se tani kanë filluar kokaina-party. Shkojnë në spitale të veçanta për t’u shkumëzuar.

Po pse ky rrënim? Sepse 400 milionë euro vidhen vetëm me PPP-të në shëndetësi. Miqtë e mi, edhe njëherë i ftoj qytetarët të shtrojnë pyetjen: çfarë po ndodh me kujdesin e tyre shëndetësor?

OBSH deklaroi para një muaji se shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor 60 përqind nga xhepi i tyre, se ata paguajnë dy herë më shumë se paguanin në vitin 2013.

Po pse, ku shkojnë këto para? Këto para i vjedh Edi Rama me ministrat e tij. Do ju sjell një shembull. Sterilizimi kushtonte gjer në vitin 2013, 800 mijë euro. Blemë një aparaturë ultramoderne, ndërtuam spitalin, e instaluam për të pasur sterilizim të cilësisë më të lartë.

Çfarë ndodhi? Ia dhanë mikut të Edi Ramës, muratorit, i cili me diplomë mjeku kishte një skuadër ndërtimi me dy punëtorë në Itali. Tani miq, ju e keni ndjekur gjyqin. Nuk ka krim më të shëmtuar. Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit.

Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj i dha kompanisë së Edi Ramës dhe vetes, aparaturën e blerë gratis dhe katin e spitalit, energjinë elektrike falas, ujin falas. Dhe më e keqja, më e zeza, çdo muaj përjashtoheshin nga operacionet 1 mijë shqiptarë, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet kirurgjikale.

Çdo muaj 1 mijë, në një vit 12 mijë, në 5 vite, 60 mijë. Po sa prej tyre kanë vdekur se nuk arritën të operoheshin. Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh?

Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre.

A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *