Berisha kërkon lirinë! Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese?

Editor
1 Min Read

Është shtyrë për ditën e enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë së SPAK.

Berisha kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën sepse është shmangur Kuvendi duke qenë deputet.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës Gjykata Kushtetuese vendos precedentë nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvedit apo jo.

Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *