Por nga një komunikim përmes postës elektronike që gazetari Muhamed Veliu, pati me SIAC, me “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” kjo do të jetë e pamundur deri në fund të majit.
“Ka ndodhur një vonesë e vogël në përgatitjen e vendimit. Ne jemi në fazën e kontrollit dhe të finalizimit të këtij procesi i cili do të marri ndoshta edhe 3 deri në katër javë”.
Juristë të çështjeve të emigracionit në Angli me të cilët u konsultua Top Channel pohuan se të tilla çështje të kësaj natyre kur një ish kryeministër padit në gjykatë Qeverinë Angleze shikohen me një precizion, ftohtësi dhe paanësi të jashtëzakonshme nga “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.
Sipas tyre ka çështje në këtë komision në pritje të vendimit prej një viti për vetë kompleksitetin që mbartin.
Ky proces i pazakontë në SIAC është pasqyruar ditët e fundit edhe në gazetën The Times bashkë me Daily Mail, ku theksi vendoset në përpjekjet e Britanisë së Madhe përmes projektit “Crime State Nexus” në të luftuarin e politikanëve të korruptuar dhe me lidhje kriminale nga të gjitha krahët e politikës shqiptare përfshi politikanë të tjerë në Ballkan.