Berisha: Nuk është përjashtuar, ka meritat e veta

Editor
1 Min Read

Në ditën e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të finalizuar emrat. Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lajmet mbi përjashtimin e Dash Sulës nga listat, si dhe largimin e Aleancës së Maqedonasve nga koalicioni.

Para selisë blu, Berisha deklaroi se listat ende nuk janë miratuar. Ai theksoi se Sula nuk është përjashtuar dhe se ai ka meritat e tij.

“S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar,” tha Berisha.

Nga ana tjetër, ai e quajti “tradhti” largimin e Vasil Sterjovskit të Aleancës së Maqedonasve, duke shtuar: “Saç është i vjetër njeriu, është edhe tradhtia.”

Ndërkohë, Berisha tha se ai është i fokusuar te përgatitja për qeverisjen pas zgjedhjeve të 12 majit, duke shmangur debatet mbi listat. “Unë them po përgatis qeverinë, ti thua dorëheqjen,” përfundoi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al