JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: ‘Të shpëtojmë Shqipërinë nga krimi e mafia’!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë së tij në lidhje me ngjarjen e sotme brenda Kuvendit. Ai ka mbajtur një fjalim duke thënë se kjo betejë do të përfundojë me një fitore nga ana e tyre.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Luftëtarëve të paepur kundër mafias më të rrezikshme të kontinentit Europian dhe mafias ndërkombëtare. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme që me guxim shpërndajnë të vërteta në të 4 anët e vendit. Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafias dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai d enoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.

Të dashur miq! Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës. Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona,” tha Berisha.

Scroll to Top