Shqipëria do të përballet me Lihtenshteinin në Hungari, në miqësoren që do luhet në orën 20.00. Pak më parë janë publikuar edh e formacionet, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.
Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion. Numri një i pankinës kuqezi dëshiron të provojë formën e disa futbollistëve, në prag të Europianit që nis vetëm pas disa ditësh. Kujtojmë që ky nuk është i vetmi test miqësor para premierës së Euro 2024, pasi pas disa ditësh do të përballemi me Azerbajxhanin.