Biden mesazh të ‘ashpër’ Rusisë dhe aleatëve

Editor
3 Min Read

Takimi po zhvillohet në një nga periudhat më të vështira në mandatin e presidentit amerikan Joe Biden, i cili është nën presion në rritje për të hequr dorë nga gara presidenciale.81-vjeçari Biden do të japë një konferencë për shtyp sot të enjten, në margjinat e samitit të NATO-s, i cili është cilësuar gjerësisht si një tjetër “provë” për presidentin amerikan. Gazetarët pritet të vënë sërish në pikëpyetje aftësinë e tij për të qëndruar në garën për president përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Udhëheqësit europianë, nga ana e tyre, kanë frikë se zgjedhjet presidenciale në nëntor do të çojnë në një ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit dhe një reduktim të mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën dhe NATO-n. Kandidati 78-vjeçar republikan, Donald Trump ka shprehur kritika për ndihmën për Ukrainën dhe për mbështetjen e SHBA-së për aleatët.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbajë gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten, ndërsa të mërkurën u takua me ligjvënës republikanë dhe demokratë në Kapitolin e SHBA-së. Udhëheqësi ukrainas, i cili është i etur për të forcuar lidhjet e tij me ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë politike, u takua me krerët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe anëtarët e komisioneve që merren me mbrojtjen, shpenzimet, diplomacinë dhe sigurinë kombëtare.Ai u tha gazetarëve se e ftoi Mike Johnson, udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të vizitojë Kievin.

Paralajmërim për Putinin

Në një paralajmërim të qartë për presidentin rus Vladimir Putin, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026, armët më të fuqishme amerikane që do të vendosen në kontinentin europian që nga Lufta e Ftohtë .Në një deklaratë të NATO-s thuhet gjithashtu se aleatët do të japin të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm. Anëtarët e NATO-s gjithashtu u zotuan të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën “në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO”.

Biden argumentoi se NATO është sot “më e fortë se kurrë” dhe se Ukraina mund dhe do ta ndalojë Putinin “me mbështetjen tonë të plotë kolektive”.Presidenti amerikan shtroi një darkë për aleatët dhe partnerët e NATO-s në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke theksuar rolin e tyre në sigurimin e “lirisë, sigurisë dhe demokracisë” për të gjithë qytetarët e shteteve anëtare. Ai u takua gjithashtu me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer, kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *