Çfarë ndodhi mes dy lidërve? Biden shpërthen kundër Netanyahut

Editor
1 Min Read

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaron se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën një “gabim” në trajtimin e tij të Gazës. “Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij,” tha ai në një intervistë.

Biden tha se Gaza duhet të ketë “qasje totale në të gjitha ushqimet dhe ilaçet” për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme. Javën e kaluar ai paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varej nga lejimi i Izraelit për më shumë ushqime dhe ilaçe. Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e saj brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së për dështimin për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë për të.

Bisedimet kanë dështuar për javë të tëra, për të prodhuar një marrëveshje armëpushimi, por presioni ndërkombëtar po rritet.

Intervista një orëshe u regjistrua të mërkurën e kaluar–pasi ushtria izraelite vrau shtatë punonjës të ndihmës me World Central Kitchen – dhe u transmetua të martën mbrëma në rrjetin amerikan në gjuhën spanjolle Univision.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *