JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie bora e parë në Korçë, zbardhet Dardha

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve

Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Bëhet me dije nga burimet për media se reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit.

Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa rreshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.

Scroll to Top