Bie në kanal kamioni te ‘Rotondo e Levanit’

Jil
Jil
1 Min Read

Fier, 14 qershor 2025 – Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë bllokimi i timonit, i cili i ka pamundësuar drejtuesit manovrimin e duhur të mjetit. Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar pa lëndime fizike.

Kamioni, që ishte i ngarkuar me enë kuzhine, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania