Bie në pranga 40-vjeçari në Tiranë/ Lëvizte i armatosur në qytet

Editor
2 Min Read

Një 40-vjeçar me iniciale H. Q., ëstë arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizje me armë zjarri në kryeqytet. Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në inteligjencën informative se në një lokal në rrugën “Halit Bega” ndodhej një shtetas i armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Q. (G)., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin H. Q. (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *