Bie në pranga i riu, ja arsyeja banale

Editor
1 Min Read

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka vjedhur steka cigaresh në një supermarket.

Pas një njoftimi të marrë nga salla operative se në orët e para të mëngjesit, një person i paidentifikuar ishte futur nga dritarja në një supermarket dhe kishte vjedhur disa  steka cigaresh, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje.  Ky shtetas rezulton të ketë vjedhur 5 steka me cigare në supermarket.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *