Bie në prangat e policisë 25 vjeçari/ Sulmoi fizikisht të moshuarin

Jil
Jil
1 Min Read

Komisariati i Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al