Bie në prangat e policisë 48-vjeçari/ I shpallur në kërkim

Editor
1 Min Read

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Berat dhe DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin A. H., 48 vjeç.

I shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapet në hyrje, 48-vjeçari. Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al