JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie nga çatia e shtëpisë 49-vjeçari, detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një incident i rëndë ka ndodhur në Shkodër pasi një 49-vjeçar është rrëzuar nga çatia, teksa po kryente punime në shtëpinë e tij. Raportohet se ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe po merr mjekime. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.\

“Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi 49 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen “Vojo Kushi”.’

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Scroll to Top