
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë pranë Urës se Kardhiqit. Konkretisht zjarri ka rënë në rrugën që të çon në fshatin Palokastër. Si pasojë e flakëve rrezikohet edhe një banesë.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuan 12 zjarrfikës, 2 automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbeshtetëse të cilat punuan për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe rreth 3 hektarë me barëra e shkurre.