Zjarri ka përfshirë në një banesë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në fshatin Bathës të Elbasan.about:blank
NJOFTIMI I POLICISË
Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.