Bien në pranga 3 persona, ja për çfarë akuzohen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarisë së shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit janë evidentuar dhe sekuestruar kokainë, sasi kanabisi si edhe fara kanabisi. Në pranga kanë rënë tre persona të moshës 49, 26 dhe 34 vjeç.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontrolle të shtuara janë kryer për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi, ndersa tre persona janë arrestuar.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin, 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Scroll to Top