Bien në pranga 8 persona, ja për çfarë akuzohen (Emrat)

Editor
1 Min Read

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte.

Ata dyshohet se organizonin baste sportive online dhe kishin përshtatur një ambient për organizimin e lotarive.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë.

“Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z. 11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *