JiL.al - Jeto i Lumtur

Bilanc tragjik! 100 të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gaza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetra persona humbën jetën nga një sulm izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës sipas autoriteteve palestineze të cilët deklarojnë se ndërtesa përdorej si strehë për civilët.

Nga ana e saj ushtria izraelite konfirmoi sulmin por specifikoi megjithatë se kishte goditur një strukturë të përdorur si strehë terroriste.

Zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazas, Mahmoud Bassal tha se janë 90 – 100 vetë të vrarë dhe dhjetra të plagosur dhe e përshkroi sulmin si “masakër mizore”, duke thënë se mes viktimave ka dhe trupa të djegur. Sipas këtij burimi, shkolla ishte shënjestruar 3 herë dhe ishte shtëpia e “palestinezëve të zhvendosur”.

Por një shënim të postuar në Telegram, ushtria izraelite shkruan se forcat ajrore “goditën me saktësi terroristët e Hamasit që po vepronin brenda një qendre kontrolli dhe komandimi në shkollën Al-Tabai’een dhe që ndodhej pranë xhamisë në Daraj Tuffah, e cila përdoret si strehë nga banorët e qytetit të Gazës”.

“Qendra- thekson IDF – përdorej si një strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit. Nga atje ishin planifikuar sulme të shumta kundër ushtrisë izraelite dhe shtetit të Izraelit”.

Sulmi vjen në kulmin e negociatave indirekte për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza. Izraeli iu përgjigj ofertës së Shteteve të Bashkuara dhe njoftoi se në datën 15 gusht do të dërgojë ndërmjetës në Kajro për të rënë dakord mbi detajet e kornizës së armëpushimit në Gaza.

Për qeverinë izraelite është “e rëndësishme të arrihet shpejt” një marrëveshje për lirimin e pengjeve por kanë më pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin Gazës, pas emërimit të Yahya Sinëar-it si udhëheqës i grupit militant Hamas.

Izraeli nisi operacionin për vrasjen e të gjithë udhëheqësve të grupit militant të Hamasit pas sulmit kundër civilëve izraelitë më 7 tetor 2023.

Scroll to Top