
Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Mianmar ka shkuar tashmë në 2719.
Lajmi u bë i ditur nga shefi ushtarak Min Aung Hlaing në një fjalim në televizionin shtetëror ku shtoi se 441 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat e një grataçele të shembur, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën atje në 14.