
Videoja e kësaj bisede është shpërndarë masivisht në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat kanë filluar të aludojnë se dy këngëtarët po flisnin për një nga banorët e njohur të shtëpisë, Gjestin.
Në bisedën e zhvilluar në oborrin e shtëpisë, Kelly dëgjohet duke i thënë Rozanës: “Kishte dikur mikrofonin dhe vetëm shante”. Kjo ka bërë që shumë të mendojnë se fjalët e saj mund të kenë lidhje me Gjestin, pasi ai ka qenë një nga banorët që ka pasur disa momente të tensionuara gjatë qëndrimit në shtëpi, përfshirë dhe një tentativë për të larguar nga shtëpia, ku ai kishte kërcyer murin.
Rozana i kthen me një ton të qetë: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është”. Kelly vazhdon: “Thoshte ‘S’më lënë të dalë’”.
Kjo bisedë ka ngjallur shumë dyshime te publiku, duke u bërë objekt i analizave të ndryshme. Shumë fansa kanë aluduar se fjalët e Kellyt mund të jenë për Gjestin, i cili ka tentuar një herë të largohet nga shtëpia dhe më pas është kthyer nga rojet e sigurisë, ndërsa për dënimin e tij është vendosur që, nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.
Ndërkohë, dyshimet janë shtuar edhe më shumë për shkak të faktit se Gjesti është i izoluar që nga muaji tetor, kur u fut fillimisht në Big Brother VIP Kosova 3 dhe menjëherë pasi u eliminua nga ajo garë, një ditë më pas u fut në Big Brother VIP Albania 4, duke qëndruar plot pesë muaj i izoluar në një ambient me kamera.