Bisedimet për paqen Rusi-Ukrainën, liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Jil
Jil
1 Min Read

Washington- Disa nga liderët e BE-së kanë mbërritur në Uashington, ku do i bashkohen takimit Trump-Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Shefi i NATO-s, Mark Rutte, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë udhëheqësit eropianë që deri më tani kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.

Meloni gjithashtu u shpreh se Perëndimi është një mjet për të ndërtuar paqen dhe për të garantuar drejtësinë. Duke folur italisht përpara takimit, ajo thotë se është e lumtur që propozimi për një garanci sigurie të ngjashme me atë të NATO-s – të cilën Italia e propozoi e para është qendror në bisedimet e sotme.

“Ne jemi në anën e Ukrainës, mbështesim përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se puna që do të bëjmë sot, nga kjo pikëpamje, do të jetë e rëndësishme,” tha Meloni për gazetarëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania