JiL.al - Jeto i Lumtur

Biznesmeni vr*et gruan e më pas veten

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TURQI- David Thomas Blyth, me origjinë nga Edinburg në Skoci, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij këngëtaren e komedianen me origjinë çeke e afrikano-jugore Victoria Vera Blyth, në një vrasje-vetëvrasje tronditëse të çiftit që jetonin prej disa vitesh në Turqi. Siç raportohet biznesmeni i naftës kishte qëlluar për vdekje gruan pas një debati mbi mesazhet e saj të tekstit, në shtëpinë ku ata jetonin me tre fëmijët e tyre me moshë 4, dhjetë e 14-vjeçar.

Këta të fundit janë tashmë në kujdesin e të afërmve të nënës së tyre, që udhëtuan drejt Turqisë pas njoftimit të ngjarjes tragjike. 40 vjeçarja Victoria, ishte një personazhi njohur në republikën Çeke dhe homazhe të shumta kanë ardhur për të. Gjithashtu ajo ka publikuar një album muzikor në 2004 me mbulime të këngëve të njohura amerikane si ‘Killing Me Softly’ apo ‘Hotel California’ e grupit ‘Eagles’.

“Me trishtim të madh njoftoj vdekjes së motrës time të bukur që kishte sjellë kaq shumë dritë në jetën tonë. Ju lutem na jepni kohë për t’u kujdesur për fëmijët që kanë humbur të dy prindërit. Ne kohët e fundit kishim humbur vëllanë tonë, ndërsa tani dhe motra jonë me bashkëshortin. Falemnderit për mbështetjen”, tha motra e Victoria, Alexandra.

David ishte pronar i një kompanie ndërkombëtare energjie të quajtur ASG Inspection. Ai ishte martuar me Victoria në 2014 dhe fillimisht jetonin së bashku në Pragë, para se të vendoseshin në Turqi në 2019 teksa ai raportohet se bënte biznes në Lindjen e Mesme. E ndjera kishte lindur në Afrikën e Jugut dhe ishte vendosur me familjen në Çeki kur ishte adoleshente, ku dhe studioi për muzikë. Në një deklaratë të grupit ASG Inspection thuhet se kompania energjitike e Blyth është furnizuese ‘e pavarur’ nafte e gazi. Victoria u bë shpejt e përfshirë me komunitetin e ri në Ankara, duke organizuar evente sportive e artistike, si dhe duke punuar në përmirësimin e lidhjeve Turqi-Çeki, shkruan rrejti skocez Daily Record.

Në rrjetet sociale ajo e përshkruante veten gjysmë turke, gjysmë çeke, gjysmë afrikano-jugore, ndërsa në një intervistë të fundit Victoria tregonte se po vendoseshin në Turqi.

“Po vendosemi në Turqi me fëmijët se bashkëshorti im po nis një biznes aty dhe unë do ta ndihmoj. Ne shkojmë me avion në shtëpinë e burrit në Ankara herë pas here. Fëmijët po rriten dhe kanë nevojë për babanë. Po marrim në konsideratë të gjitha opsionet për hir të fëmijëve,” tha në një tjetër intervistë ajo

Scroll to Top