
Zbardhen përgjimet e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit ku u godit një rrjet spaçatorësh që shpërndanin kokainë, heroinë e kanabis në disa zona të qytetit, por edhe në Gramsh, Cërrik, Belsh, Peqin, Librazhd e Prrenjas.
Përgjimi:
A: Sa do më japësh?
B: Sa të duash ti o vlla, sa të dush. Sa do ti?
A: Bjer një njishe.
B: Ore sa lek ke un do të ta jap ty. Un e shes me shtatëdhjetë e pesë mij lek minimalja.
Hetimi gati 2 vjeçar zbuloi se personat e implikuar e shisnin drogën në zona të caktuara të lagjeve të qyteteve, pranë shkollave, në lokale e ambiente të tjera.
Ajo çka bie në sy është përdorimi masiv i kokainës në formën e djegies apo siç njihet ndryshe me bidon.
Përgjimi:
A: Ti e do për bidon?.
B: Po.
A: E di si është ajo. Nuk gjen më të mirë.
B: Po për orët e vona si i bahet?
A: Po hajde e mer kur të dush.
B: Më thanë që është i mirë ky që e ke ti.
A: Më të mirë ske për të gjet.
Për operacionin që u zhvillua, gjykata e Elbasanit la në burg 16 persona, 7 në arrest shtëpie, 4 në hetim në gjendje të lirë ndërsa dhjetra persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Përgjimi:
A: Po more ma shume ta ulim po me kaq skam ca te them.
B: Do mar nga 5(pese) iher ne tre dite.
H: Po more iher ne tre dite ta ul me 40(dyzete).
B: Po most e jete e keqe se e du per bidon.
H: Per bidon ka dal super, ktu në Elbasan eshte heq kjo
Operacioni “First day” në Elbasan u zhvillua me metoda speciale hetimore, vëzhgime të fshehta fotografike, përgjime ambjentale dhe veprime simuluese nga agjentë të infiltruar në terren.