BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore! Sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

Jil
Jil
1 Min Read

Pas Shkodrës, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hhetimit dhe SPAK po zhvillojnë aksion edhe në Fier.

Mësohet se janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike, bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në lidhje me krimet zgjedhore. Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania