“Rama ka humbur 7 pikë përballë Berishës”, Koka: Ja lajmi i madh

Editor
1 Min Read

Gazetari Bledian Koka tha në një emision televiziv tha se në krahasim me janarin, kryeministri Edi Rama ka humbur 7 pikë dhe sipas tij, ky është lajmi më i madhi sondazhit të kryer lidhur me pëlqyeshmërinë e qytetarëve për politikanët.

Sipas gazetarit, kjo ka ardhur për shkak se sipas tij kryeministri Rama është larguar nga beteja politike në Kuvendin e Shqipërisë.

“Mendoj se 7 pikëshi i Ramës është lajmi i madh i këtij sondazhi. Unë mendoj se gjatë këtyre dy muajve zoti Rama është zhdukur nga beteja politike. Në të vetmet raste që ai ka bërë betejë politike dhe beteja politike bëhet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka dalë vetëm kur është dashur të mbrojë të vëllanë. Kjo është pasuar edhe nga ngjarje të tjera dokumentari Rai dhe ditën e djeshme gazeta Gjermane”,-tha gazetari Koka.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *