Xhulja është një ndër personat e shumtë që u punësua nga Zyra e Punës.
Pas përfundimit të studimeve ajo u drejtua në Zyrën e Punës të Malësisë së Madhe për t’u njohur me mundësitë për punësim.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale historinë e Xhuljas.
Gonxhja bëri të ditur se Xhulja u ndihmua menjëherë dhe arriti të punësohej në profesionin e saj si juriste, përmes programeve të nxitjes së punësimit.
“Aftësia e kufizuar nuk është pengesë në tregun e punës”, deklaroi ai.
Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre vitev e.
Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.
Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.
Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.
Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.