Blindohet jugu ja zona ku është parë i dshuari për vrasjen 28-vjecai

Editor
2 Min Read

Kur kane kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica.

Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër.

Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kaloji kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po behën ne stane, në tunele etj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15 të (13 majit), në fshatin Baltëz dhe ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte.

shërbimin kur u përball në rrugë me 23-vjeçarin, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e Azgan Mernicës, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.

Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *