Bllokimi i aksit Kuç- Qeparo nga rënia e dherave, nis zhbllokimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një masiv dheu dhe gurësh ka rënë nga faqja e malit, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor Kuç-Qeparo, në afërsi të fshatit Kudhës.

Për disa minuta, rruga ishte e pakalueshme për shkak të sasisë së madhe të dherave dhe gurëve. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Himarës dhe punonjësit e bashkisë, të cilët filluan punën për pastrimin e rrugës.

Deri më tani, është hapur një anë e rrugës, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për pastrimin e plotë të aksit rrugor.

Scroll to Top