Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, mes tyre një ‘Lamborghini’ i kthyer në skaf

Jil
Jil
1 Min Read

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë zhvilluar një operacion njëjavor nga veriu në jug të vendit, duke kontrolluar 525 mjete lundruese dhe bllokuar 35 prej tyre për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë.

Mes mjeteve të sekuestruara bie në sy edhe një “Lamborghini” i transformuar në skaf, ndërsa 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike u nxorën jashtë përdorimit.

Gjatë kontrolleve, u shpëtuan 19 pushues shqiptarë dhe të huaj, të cilët rrezikonin nga mjetet që lundronin brenda perimetrit të ndaluar. Për drejtuesit u vendosën gjoba deri në 100 mijë lekë secila.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania