JiL.al - Jeto i Lumtur

Bllokohet sërish aksi Thumanë-Kashar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kërkuar akses në autostradë.

Qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve.

Ndonëse çështja e tyre u ngrit nga deputeti Gazment Bardhi edhe në ditën e parë të sesionit të ri parlamentar, banorët duket se nuk kanë marrë ende një përgjigje për kërkesën e tyre.

Ajo çka ata kërkojnë, është një hyrje-dalje në autostradën e re, duke thënë se u duhet të udhëtojnë dhjetra kilometra për të shkuar në banesat e tyre.

Scroll to Top