Boksieri shqiptar mund serbin me KO që në raundin e parë!

Editor
1 Min Read

TIRANE – Boksieri shqiptar Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e 7 në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë që në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë. Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka më shumë përvojë se boksieri shqiptar, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë. Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *