
Igli Tare është i lumtur me si po shkojnë gjërat te Milani dhe këtë e ka përsëritur edhe para suspersfidës që kjo skuadër luan sot ndaj Juventusit. Ai është ndalur te ekipi, por edhe elementët e veçantë brenda tij, si Leao dhe Himenez.
“Leao? Në krahasim me periudhën tonë, bota e komunikimit ka ndryshuar tërësisht. Lojtarët flasin me tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale, për sa kohë që ekziston respekti, çdo gjë është e mundur. Menjëherë ka lindur një mirëkuptim mes trajnerit dhe Leaos. Maks di të nxjerrë më të mirën nga çdo lojtar. Për ekipin është i rëndësishëm, duhet të japë maksimumin dhe në këtë periudhë po mundohemi ta rikuperojmë nga një dëmtim i gjatë që kaloi.
Himenez? Është rritur shumë fizikisht, sidomos në këtë javë. Është në gjendje të mirë dhe shihet, kemi shumë besim te ai dhe kjo gjë ndjehet. Jam i bindur se sot do të bëjë një ndeshje të madhe dhe ndoshta golin e parë në kampionat.