Breshëria e plumbave ndaj CFO Pharma, reagon Policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË – Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua këtë paradite ku kompania CFO Pharma është qëlluar me breshëri plumbash në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Scroll to Top