Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma

Editor
2 Min Read

Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Myanmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.

“Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes.

Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Myanmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.

“Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Mianmarit pas kësaj ngjarje tragjike”, tha Chapman.

Tërmeti që goditi Myanmarin kishte një epiqendër pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke bërë që ndërtesat në shumë zona të rrëzoheshin përtokë duke shkaktuar dëme të shumta.

Numri i të vdekurve në Myanmar deri më tani ka arritur në 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al