
GJERMANI – Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë merkatos së verës! Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas gazetarit të “Sky” Florian Plettenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe me gjasë mund të ketë një transferim në Gjermani në këtë verë.
RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Broja ka kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028. Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.
Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.