E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme

Editor
2 Min Read

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Misuri, Ryan Horsman vendosi se kishte prova “të qarta dhe bindëse” se ajo ishte e pafajshme.

Hamm, 63 vjeçe, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1980 për vrasjen e bibliotekares Patricia Jeska. raporton Guardian.

Gjykatësi Horsman vendosi të premten se një oficer policie tashmë i ndjerë, i cili më vonë përfundoi në burg për një krim tjetër, ishte fajtor për vrasjen e bibliotekares dhe se Hamm duhet të lirohet brenda 30 ditëve.

Vendimi erdhi pasi ekipi ligjor i Hamm paraqiti argumente dhe prova në janar në rastin e burgimit më të gjatë të një gruaje të pafajshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne i jemi mirënjohës gjykatës për njohjen e padrejtësisë së rëndë që Ham vuajti për më shumë se katër dekada”, tha ekipi i saj ligjor.

Sipas raporteve, Hamm, e cila kishte marrë trajtim psikiatrik që në moshën 12-vjeçare për halucinacione dhe më vonë për përdorim droge, fillimisht u deklarua fajtore për vrasje për të shmangur dënimin me vdekje në vitin 1980, pas së cilës dënimi u anulua, por ajo u dënua përsëri në vitin 1985 bazuar në të njëjtin rrëfim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *