Tiranë! Burri bie nga lartësia dhe humb jetën në vend

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Tegut në Tiranë, pasi një person dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L.K., 58-vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se 58-vjeçari, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

“Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al