Burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja dërgohet ne urgjencë

Editor
1 Min Read

Tentativë për vrasje në familje, burri plagos me thikë bashkëshorten

Sarandë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërkohë gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Gjithashtu e plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:40, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Sarandës kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj. /noa.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al