JiL.al - Jeto i Lumtur

Burri qëllon me t*hikë ish-bashkëshorten në Elbasan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ELBASAN- Një 53-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotme pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në rrugën “Tomorr Sinani”.

Më tej bëhet me dije se agresori është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë 53-vjeçari e kishte hedhur thikën në një kopsht në afërsi të vendngjarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 ndërsa 48-vjeçarja dodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, informon policia.

Scroll to Top