Caktohet data e gjyqit për vulën e Partisë Demokratike

Editor
1 Min Read

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në një betejës mes grupit të Lulzim Bashës dhe Rithemelimit të Sali Berishës.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Alma Ahmeti, ndërsa pjesë e trupës gjykuese janë Iliba Bezati dhe Elona Toro që do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur që në vitin 2021.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023.

Gjykata e Lartë e riktheu në Apel çështjen e vulës së Partisë Demokratike për të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit, që i la vulën e PD-së Sali Berishës.

Thënë ndryshe, Gjykata e Lartë e detyron Apelin që të marrë një vendim, nëse qëndrimi i Agron Zhukrit, i cili ia dha vulën Sali Berishës është i drejtë apo i gabuar.

Pra është Gjykata e Apelit, ajo që duhet të thotë fjalën e fundit, se kujt i takon vula e PD-së, Sali Berishës apo i Lulzim Bashës dhe e jo ta kthente çështjen në shkallën e parë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *