A do ta mundim Spanjën? Lorik Cana befason me përgjigjen

Editor
1 Min Read

“Ishte maksimumi i maksimumeve”, kështu tha ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania duke shtuar se do kishte dashur të ishte në fushë në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 përballë një nga skuadrave më të fuqishme.

Cana tha se ndeshja e sotme ishte “maksimumi i maksimumeve”, pasi skuadra me të cilën u përballëm është një nga 3 skuadrat më të fuqishme në 5-6 vitet e fundit.

I pyetur se si do të dalë Shqipëria përballë Spanjës, Cana u përgjigj:

“Po bënë një super performancë si sonte prapë do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ne duhet të bëjmë më të mirën, duhet të kemi edhe pak fatin në anën tonë. Shpresa vdes e fundit. Unë atë që bëmë sonte dua ta kemi prapë”,-tha Cana.

Ndërsa sa i përket pyetjes nëse Shqipëria do e kalojë grupin, Lorik Cana tha:

“Unë jam optimist, 50 me 50 e kalojmë grupin”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *