Ceremonia e “Topit të Artë”/ Çmimet e para, njihuni me fituesit

Editor
2 Min Read

Pritjes i erdhi fundi. Në Theatre du Chatelet në Paris mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, një eveniment madhështor që zhvillohet një herë në vit dhe jepen çmime përkatëse sa i takon periudhës nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.

Në këtë mbrëmje gala do të shuhet dilema e më të mirit të vitit, ku rivaliteti më i madh është mes Vinicius së Real Madrid dhe Rodri të Manchester City. Te futbolli i femrave pretendentet kryesore janë Aitana Bonmati, Caroline Graham Hansen, Mallory Sëanson, Salma Paralluelo dhe Ada Hegerberg.

Siç dihet, në ceremoni do të ndahen gjithsej nëntë çmime.Trofeu Kopa i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeçare, ndërsa Trofeu Yashin i jepet portierit më të mirë. Trofeu Gerd Muller i jepet golashënuesit më të mirë gjatë sezonit 2023/24 dhe çmimi Socrates vlerëson lojtarin që ka bërë punën më humanitare.

Ka edhe çmime për trajnerët më të mirë të meshkujve dhe femrave nga sezoni i kaluar si dhe Klubi i Vitit për meshkuj dhe femra. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, u rendit në vendin e 16-të.

Çmimet:

Lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare: Lamine Yamal (Barcelona).

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *