Çfarë ju mungon për të arritur lumturinë? Zgjidh një imazh

Jil
Jil
3 Min Read

Paç fat në të kuptuarit se çfarë saktësisht ju mungon për të qenë të lumtur, në këto momente të jetës suaj. 
Duhet të zgjidhni rastësisht një nga këto imazhe dhe të lexoni mesazhin. Mos harroni se zgjedhja juaj udhëhiqet nga nënndërgjegjja juaj. Dhe fakti që preferoni këtë kartë të veçantë ka një arsye.

Imazhi nr. 1:

“Të përpiqesh të bësh të pamundurën është e mundur. Këmbëngul dhe do të kesh sukses.”
Të mungon këmbëngulja. Asgjë nuk ndodh në këtë jetë pa një arsye. Nëse do ta arrish qëllimin, duhet të bësh një përpjekje. Sigurisht që mund të presësh që lumturia të bjerë nga qielli, por do të duhet të presësh shumë më gjatë.

Imazhi nr. 2:

“Nëse peshorja e jetës nuk është e ekuilibruar në fund, ajo është e prishur.”
Nuk ke pushuar mjaftueshëm dhe kohët e fundit ke punuar shumë më tepër se zakonisht. Përveç kësaj, ke humbur shumë kohë duke u zhytur në mendime. Jepi vetes një pushim për të filluar nga e para dhe për të qenë më i fortë se më parë.

 
Imazhi nr. 3:

“Ji mirënjohës për atë që ke dhe do të kesh më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, nuk do të kesh kurrë, kurrë mjaftueshëm.”
Je shumë më i lumtur nga sa mendon. 

Nuk di gjithmonë si ta vlerësosh atë që ke. Nëse nuk mëson ta vlerësosh atë që ke, nuk do të jesh në gjendje të gjesh paqe dhe harmoni.

Imazhi nr. 4:

“Vlerëso se ku ndodhesh tani në vend që të përqendrohesh gjithmonë se sa larg duhet të shkosh.”
Nuk ke siguri të mjaftueshme. Përpiqesh të kapësh gjithçka menjëherë. 

Nuk ke një plan të qartë veprimi dhe për këtë arsye shpesh e gjen veten të bllokuar. Mundohu t’i japësh përparësi dëshirave të tua dhe gjithçka do të funksionojë.

 
Imazhi nr. 5:

“Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne këmbëngulim ta bëjmë të ndërlikuar.”
Të mungon thjeshtësia e gjërave. Të pëlqen të ndërlikosh gjithçka. Mos kërko kuptim të fshehur aty ku nuk ekziston.

Ndonjëherë një pemë është thjesht një pemë, nuk ka një mesazh të fshehur. Ji më i thjeshtë dhe atëherë mund të arrish atë që të nevojitet për të qenë i lumtur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al