Çfarë ndodh nëse Shqipëria fiton barazon, apo humb me Ukrainën?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqipëria është e detyruar të fitojë të martën me Ukrainën që të ketë mundësinë të jetë e para në grup në Ligën e Kombeve.

Por kjo nuk varet vetëm nga përballja e Kuqezinjve, pasi ndërthuret me rezultatin e takimit Çeki-Gjeorgji. Kjo sfidë duhet të përfundojë në barazim e Kombëtarja ta mbyllë në krye që do ta ngjiste në Ligën A dhe të shpresojë të jetë pjesë e play off të Botërorit 2026 në bazë të renditjes së përgjithshme.

Fitorja e çekëve e heq mundësinë për vendin e parë, pasi kjo përfaqësuese kryeson grupin me 1 pikë më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria dhe 3 nga Ukraina. Skuadra gjeorgjiane ka golavarazh më të mirë dhe ky është një minus për Kuqezinjtë, që nëse përfundojnë me pikë të barabarta e mbyllin në vendin e tretë që të çon në play out.

Pozicioni i dytë të bën pjesë të play off për ngjitje në Ligën A. Në anën tjetër humbja me Ukrainën do të zbriste Shqipërinë në Ligën C. Në këtë grup të vështirë çdo skenar është i mundshëm.

Scroll to Top