
Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë.
Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë.
Sipas AMP-së, efektivi nuk iu bind urdhrave të kolegëve për të ndaluar në pikën e kontrollit dhe vijoi lëvizjen pa kaluar në verifikim. Pas peshimit të ngarkesës, u konstatua se bëhej fjalë për rreth 840 kilogramë karburant, që i korrespondojnë afro 1000 litra naftë.
Kuçana u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.