Champions, Xhaka Liverpool kalibër tjetër, të gjejmë dobësitë

Editor
1 Min Read

Leverkusen do të kërkojë të kthehet në rrugën e duhur pas barazimit kundër Stuttgartit në fundjavë, si dhe barazimit kundër Brest në ndeshjen e fundit të Champions. Mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka doli në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpool në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa tregoi diferencën mes The Reds dhe Stuttgartit.

“Liverpooli është një kalibër tjetër, padyshim, veçanërisht Anfield. Unë e di se si është të luash atje.Ne padyshim e dimë se sa cilësi kanë kundërshtarët tanë, por nuk duhet të fshihemi. Ne do të analizojmë Liverpool-in. Sigurisht që ne e dimë se ku qëndrojnë forcat e tyre. Por unë mendoj se çdo ekip ka edhe disa dobësi. Dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato, ” – tha ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *